Tetori ka sjellë rënie të interesit për tu vaksinuar kundër koronavirusit. Në 23 ditët e para të muajit në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë aplikuar rreth 123 mijë doza anti-Covid nga 189 mijë që u aplikuan në të njëjtën periudhë të një muaji më parë.
Numri i vaksinimeve kundër koronavirusit ka pësuar ulje me rreth 66 mijë doza. Të imunizuarit artificialisht ndaj Sars Cov 2 në afro nëntë muaj e gjysmë kanë arritur në rreth 869 mijë persona.
Ndërsa numri i popullsisë mbi 18 vjeç që ka marrë vetëm një prej dozave anti Covid nuk ka arritur ende në një milion. Të premten ekspertët e Komitetit Teknik të Shëndetësisë vendosën të ulin moshën e vaksinimit në 16 vjeç nga 1 nëntori.
Ata ftuan për tu vaksinuar edhe fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç me probleme shëndetësore. Me gjithë këtë vaksinimi i fëmijëve nuk është i detyrueshëm dhe do të kryhet me miratimin e prindit dhe rekomandimin e mjekut të familjes dhe atij pediatër.
Nga 1 nëntori do të nisë gjithashtu aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti Covid tek personat mbi 60 vjeç. Specialistët e shëndetit publik rekomandojnë marrjen e saj gjashtë muaj pas dozës së dytë.
VAKSINIME ANTI COVID
deri në 1 shtator 1 485 250
deri në 23 shtator 1 674 093
VAKSINIME ANTI COVID
deri në 1 tetor 1 749 106
deri në 23 tetor 1 872 028
VAKSINIME ANTI COVID
991 371 Një dozë
868 964 Dy doza
Total 1 860 335
/Abcnews.al