Bie numri i pacientëve të shtruar në dy spitalet COVID, 16 në terapi intensive, 5 të intubuar

schedule16:17 - 31 Korrik, 2020

schedule 16:17 - 31 Korrik, 2020

Bashkë me rastet e reja ka rënë edhe numri i pacientëve të shtruar në dy spitalet COVID.

Në spitalin Infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi aktualisht po trajtohen 115 pacientë nga 124 që ishin një ditë më parë.

Ndër to 16 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 të tjerë janë të intubuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar”, njofton Ministria e Shëndetësisë./abcnews.al