Bie niveli i kriminalitetit/ Balla në interpelancë: Nuk jemi më në dhjetëshen e zezë të Evropës

schedule11:11 - 2 Maj, 2024

schedule 11:11 - 2 Maj, 2024

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë fjalës që mbajti në interpelancën e kërkuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji, tha se Shqipëria nuk bën më pjesë në dhjetëshen e zezë të Europës, sa i takon nivelit të kriminalitetit.

Ai tha se gjatë muajit prill në 2024 në vend nuk kishte asnjë jetë të humbur nga përdorimi i armëve të zjarrit dhe kjo u shpreh Balla tregon shkallën e ulët të kriminalitetit.

“Kemi uljen më të lartë në 2023 krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por dhe krahasuar dhe me vendet e tjera të Evropës. Jemi përmirësuar. Nuk jemi më në dhjetëshen e zezë të Europës sa takon kriminaliteti. Në muaji prill 2024, nuk kishim asnjë jetë të humbur me armë “, tha Balla/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!