Një 35-vjeçar ka rënë nga pallati në Tiranë. Mësohet se ai është dërguar menjëherë në spital, ku po merr dhe ndihmë mjekësore.
“Më datë 28.12.2024, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka rënë nga pallati shtetasi 35 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al