Një bari ka humbur jetën teksa kulloste bagëtitë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qënckë të Maliqit në vendin e quajtur “Gropa e Madhe”.
Sipas Policisë 66-vjeçari me iniciale K.Q. u rrëzua nga një lartësi duke kullotur bagëtitë dhe fatkeqësisht humbi jetën.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për ngjarje aksidentale. /abcnews.al