Bie nga lartësia dhe pëson fraktura të shumta, 17-vjeçari në Sarandë me helikopter drejt “Traumës”

schedule16:37 - 3 Qershor, 2021

schedule 16:37 - 3 Qershor, 2021

Sarandë – Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia. Mësohet se 17-vjeçari është rrëzuar nga rreth 2 metra lartësi dhe ka marrë fraktura të shumta në kokë dhe në trup.

Si pasojë e plagëve të rëndë, 17-vjeçari është nisur me urgjencë me ndihmën  e helikopterit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se dy ditë më parë një ngjarje e ngjashme ndodhi pikërisht në Sarandë, ku dy punëtorë ranë nga lartësia e një objekti.  E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!