Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bie nafta në tregjet globale/ Çmimet tërhiqen mes bisedimeve për Ukrainën dhe vendimmarrjes së FED

schedule14:11 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 14:11 - 8 Dhjetor, 2025

Çmimet e naftës ranë të hënën, ndërsa investitorët po monitorojnë bisedimet për t’I dhënë fund luftës në Ukrainë dhe janë në pritje të lehtësimit të politikës monetare nga Rezerva Federale. Kontratat feature të naftës Brent ranë me 0.9% duke zbritur në 63.1 dollarë për fuçi këtë fillim jave.

Analistë të tregut thonë se nëse arrihet një marrëveshje e afërt për Ukrainën, atëherë eksportet ruse të naftës duhet të rriten dhe të ushtrojnë presion mbi çmimet e naftës.

Ndërkohë, tregjet po parashikojnë një shans prej 84% për një ulje me çerek pikë të normës bazë të interesit nga Rezerva Federale. Por, komentet e anëtarëve të bordit të Bankës Amerikane tregojnë se takimi do të ketë shumë përplasje lidhur me vendimmarrjen.

Në Evropë përparimi në bisedimet e paqes në Ukrainë mbetet i ngadaltë, me mosmarrëveshjet mbi garancitë e sigurisë për Kievin dhe statusin e territorit të pushtuar nga Rusia. Zyrtarët amerikanë dhe rusë gjithashtu kanë pikëpamje të ndryshme mbi propozimin e paqes të paraqitur nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump .

Ndërkohë, vendet e G7 dhe Bashkimi Europian janë në bisedime për të vendosur kufizime të reja për eksportet e naftës ruse. parashikohet ndalim I plotë I shërbimeve detare gjë që mund të frenojë më tej furnizimin nga prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!