Bie mermeri nga trajleri, vdes vajza te makina pranë

schedule14:26 - 11 Nëntor, 2017

schedule 14:26 - 11 Nëntor, 2017

Një 24 vjeçare humbi jetën dhe tre familjarët e saj mbetën të plagosur në një aksident në aksin Lushnjë-Berat. Sipas policisë dyshohet se nga një kamion që vinte përballë ka rrëshqitur një gur mermeri, i cili ka goditur mjetin në pjesën anësore duke shkaktuar një të vdekur dhe tre të plagosur. 

Një bllok guri prej mermeri rrëshqiti nga një kamion dhe përfundoi mbi një automjet që vinte përballë.

Aksidenti ndodhi në aksin nacional Lushnje -Berat, pranë fshatit Çiflig.

Ne makinën tip Pezho udhëtonin katër pjesëtarë të së njëjtës familje.

Të plagosur mbetën të kartët, por 24 vjeçarja Erinolda Isufaj ndërroi jetë rrugës për në spital.

Kurse Shkëlqim dhe Dituri Isufaj, 51 e 50 vjeçe dhe dhëndri i tyre Mariko Idrizi 29 vjeç po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Lushnjës dhe nuk kanë rrezik për jetën.

Policia ka shoqeruar ne komisariat drejtuesin e kamionit qe transportonte guret e mermerit shtetasin Bashkim Pula, 41 vjec nga Fushe Kruja.

Sipas policisë kamioni po transportonte dy blloqe gurësh mermeri, nga Berati në Tiranë. Sapo ka hyrë në aksin nacional Lushnje-Berat, njëri prej gurëve ka rrëshqitur nga pjesa anësore duke rënë fillimisht në rrugë.

Më pas guri  është rrokullisur dhë ka goditur mjetin në pjesën e pasmë të tij. Aty ndodhej viktima bashkë me nënën. Kurse babai i saj më bashkëshortin kanë marrë më pak dëmtime./abcnews.al

 

https://youtu.be/09A7jgZfbVw

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!