Bie me 24% numri i viktimave në një javë nga koronavirusi, niveli më i ulët që nga qershori

schedule10:59 - 12 Shtator, 2022

schedule 10:59 - 12 Shtator, 2022

Si numri i viktimave në një ditë,  ashtu edhe rastet e reja ditore të Covid-19 në mbarë botën janë në nivelet e tyre më të ulëta që nga qershori, duke treguar një rënie përkatësisht 24% dhe 21% javën e kaluar.

Javën e kaluar, në mbarë botën u regjistruan rreth 475,000 raste dhe 1,550 viktima për shkak të koronavirusit. Megjithëse nënvarianti BA.5 i Omicron , i cili u shfaq në fund të prillit, vazhdon të përhapet ndërkombëtarisht dhe të jetë dominant, numri mesatar në ditë prej rreth 475,000 rastesh të reja është më i ulëti që nga 11 qershori.

Hera e fundit që rastet e reja kaluan një milion në një ditë ishte më 13 prill të këtij viti, ndërsa u vendos një rekord për numrin e rasteve në ditë për shkak të Omicron – më 21 janar 2022 u regjistruan  3.84 milionë raste të reja.

Numri mesatar i viktimave prej 1,552  javën e kaluar ishte më i ulëti që me 12 qershor, kur u regjistruan 1,303 viktima, raporton abcnews.al.

Disa vende (Filipinet, Tajvani, Polonia, Rusia, etj.) raportuan rritje të numrit të rasteve dhe viktimave në krahasim me javën e kaluar, madje edhe në vendet që kishin përjetuar kohët e fundit një shpërthim të rasteve, si Japonia dhe Koreja e Jugut, u shënua një tendencë rënëse.

Megjithatë, Japonia javën e kaluar mbeti “kampion” global, me pothuajse 744,000 raste të konfirmuara. Në javën e kaluar, Azia raportoi më shumë se gjysmën e rasteve të Covid-19 në botë (52%).

Të gjitha kontinentet raportuan rënie nga një javë më parë: Amerika e Jugut -50%, Amerika e Veriut -38%, Afrika -31%, Oqeania -28%, Azia -20% dhe Europa -9%. Për sa i përket viktmave, është shënuar një rënie në numrin e viktimave  në vendet si Amerika e Veriut (-35%), Amerika e Jugut (-34%), Europa (-23%) dhe Azia (-14%), ndërsa Oqeania (8%) dhe Afrika (1%).

Në total, janë regjistruar  613.9 milionë raste të koronavirusit në botë deri më sot dhe 6.5 milionë viktima, sipas bazës ndërkombëtare të të dhënave Wordometers.info dhe agjencisë UPI.

Në krye të listës është SHBA-ja, me 1,076,659 viktima  dhe 97.08 milionë raste. SHBA-ja mban gjithashtu rekordin botëror për rastet ditore me 909,397 më 13 janar. Brazili është i dyti me 684,906 viktima dhe i katërti për nga rastet (34,6 milionë), ndërsa India është e dyta për numrin e rasteve (44,5 milionë) dhe e treta në  numrin e viktimave (528,150).

E katërta për sa i përket numrit të viktimave është Rusia (385,348).

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!