Bie me 20% numri i emigrantëve në Britani/ Rekordi u shënua në 2023 me 906,000 emigrantë

schedule19:04 - 28 Nëntor, 2024

schedule 19:04 - 28 Nëntor, 2024

Numri I emigrantëve në Britaninë e Madhe ka shënuar një rënie krahasuar me pikun e shënuar në vitin 2023. Të dhënat nga Zyra e Statistikave të Kombit, të publikuara të enjten, treguan migrimin neto prej 906,000 për 12 muajt deri në qershor 2023, të rishikuar nga vlerësimi i mëparshëm prej 740,000, në atë që ONS e përshkroi si “nivelin e paprecedentë” që nga viti 2021.

Numrat ranë me 20% nga shifra rekord, duke arritur në 728,000 për 12 muajt e fundit deri në qershor 2024. Shkak i kësaj tkurrjeje është bërë rënia e numrit të familjarëve që vijnë të takojnë ata që kanë viza studimi, pas ndryshimit të rregullave. Shumica e qytetarëve britanikë kanë shprehur shqetësimin se numri i madh i ardhjeve mund të përkeqësojë mungesën e strehimit dhe të shtojë më shumë presion mbi shërbimet publike. Ndryshimet në vizat pas Brexit shkaktuan një rënie të madhe të numrit të emigrantëve nga BE-ja në Mbretërinë e Bashkuar, rregullat e reja të vizave për punë çuan në një rritje të emigracionit nga India, Nigeria dhe Pakistani. Sistemi i shëndetësisë e sheh të nevojshme ardhjen e emigrantëve për të përmbushur kërkesat për shërbim dhe kujdes shëndetësor.

Rritja në një nivel rekord në vitin 2023 ndodhi nën qeverinë e mëparshme Konservatore, e cila kishte premtuar të zvogëlonte migrimin dhe kishte ndërmarrë masa për të kufizuar studentët dhe punonjësit e kujdesit që të sillnin anëtarë të familjes së tyre.
Qeveria aktuale Laburiste, e zgjedhur në korrik, gjithashtu ka thënë se do të reduktojë numrat si dhe fajësoi politikën e konservatorëve për rritjet rekord të emigrimit. /abcnews.al