Bie forca e “Ciarian”, Osmani: Reshjet e shiut do të vazhdojnë në sasi të pakta

schedule13:40 - 5 Nëntor, 2023

schedule 13:40 - 5 Nëntor, 2023

Situata e kushteve të motit është përmirësuar gjatë së dielës, pas stuhisë “Ciaran” që pushtoi vendin që prej së premtes.

Sipas sinoptikanëve stuhia është tashmë në degradim, ndërsa reshjet e shiut do të vazhdojnë të jenë prezente edhe në orët në vijim, por në sasi më të pakta.

“Për fat të mirë kemi përmirësim të kushteve të motit, kemi pasur reshje në pjesë të mirë të territorit, dukë përfshirë zonat jugore, zonat qendrore, por në zonat verriore kemi reshje herë pas herë, por në sasira të pakta. Pjesa e dytë e ditës, presim që të zhvillohen vranësira duke bërë që t’i kemi sërish prezente reshjet e shiut në vendin tonë, por do të jenë në sasira shumë më të pakta se ato të cilat ne kemi përjetuar deri tani. Presim përmirësim të kushteve të motit në fillim të javës, duke bërë që të kemi ndërprerje të reshjeve në një pjesë të mirë të territorit shqiptar”.

Problematike pritet të jetë parametri i erës, duke bërë që të ketë dallgëzim të lartë në det.

“Ditën e sotme, pritet të jetë problematik, pasi herë pas herë do të shkojë në det të hapur edhe mbi 60-70 km/h, herë pas herë era do të bëhet e fortë edhe në tokë”.

Përmirësimi i motit ka normalizuar situatën në zonat ku reshjet intensive të shiut shkaktuan problematika përgjatë dy ditëve. Në Korçë është rikthyer energjia elektrike, ku në disa zona u ndërpre për shkak të motit të keq.

Reshjet e shiut pritet të rikthehen sërish me intensitet të lartë të mërkurën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!