Bie fluksi, Stroni flet për shenjat e reja te pacientët me COVID: Skandali? Mos na fusni në një thes

schedule20:14 - 13 Janar, 2021

schedule 20:14 - 13 Janar, 2021

Mjeku infeksionist Gent Stroni u shpreh sonte në Radarin Informativ në “ABC” me gazetaren Jonida Shehu se fluksi në spitale ka rënë. “Sot nuk ka më ambulanca që presin në radhë, ngarkesa e spitaleve ka një rënie, edhe shtrimet në spitale kanë një lloj rënie” tha ai.

Gjatë bisedës në studio, mjeku rrëfeu se nga ana klinike ka vënë re disa ndryshime te pacientët e infektuar me koronavirus. “Një kërkesë që mund të bëj për mjekët e familjes është që nëse analizat i kërkoni në një hapësirë kohore të gjatë, tani më shpesh. Shikojmë një ndryshim të parametrave laboratorikë, që janë të ndryshme nga dita në ditë, që sot i ka në normë dhe nesër jashtë norme të theksuar, sikur të kishin ditë.

Lexo edhe: Sot bëri vaksinën, Stroni tregon në “ABC” eksperiencat e pazakonta: Duhet strategji “post-covid”

Po shikoj edhe raste në aspektin imazherik, që nëse në fillim shikonim disa vatra, që shikoje fundin e mushkërisë apo mesin të dëmtuar, tani mund të shikosh të gjithë. Nuk mendoj se është mutacioni. Ajo e Anglisë ka infeksion më të lartë. Ajo që unë po shikoj nga ana klinike është tjetër gjë. Duhet të shikojmë në dinamikë, nëse sot është kështu, po nesër apo pasnesër, nëse ka vatra të reja” tha ai.

Duke komentuar skandalin që u zbulua dje te spitali covid-2, mjeku kishte një kërkesë. “Është shumë diabolike që të mund të përziesh dhe t’i fusësh të gjithë në një thes, pavarësisht faktit që ata që humbasin të dashurit, me të drejtë, apo i justifikoj që dhimbja e tyre mund t’i çojë në mendime të tilla, nëse iu bëhet shërbimi apo jo” tha ai.

Por a do të vijë ndoshta dita që në spitalet covid të ketë hapësirë për familjarët? Stroni këtu është i prerë. “Jo, nuk e çoj në mendje. Dhe nuk do të doja kurrë të ndodhte kjo. Nuk duhet dhe nuk është në praktikën edhe botërore. Edhe në Itali instituti më me famë në Romë. Aty janë që dhomat që familjari mund ta shikojë nga dritarja por jo të hyjë, pasi përbën problem për vetë familjarin që do të sëmuret, por edhe të tjerët” tha ai./ db/Abcnews.al