Bie borë në Durrës, Llogara dhe Korçë

schedule13:01 - 23 Shkurt, 2019

schedule 13:01 - 23 Shkurt, 2019

Reshje të dëborës  ka patur në disa zona të Shqipërisë, por rrugët kombëtare janë të hapura dhe qarkullohen pa zinxhirë. Ndërsa raportohet për mungesë të energjisë elektrike në fshatra të Krujës dhe Korçës.

Durrës-Kjo është bora e parë në Durrës për këtë sezon dimëror, e cila u shoqërua me temperatura të ulëta dhe erë të fortë. Reshjet ishin të pakta. Drejtoria e Përgjithshme Detare do të zgjasë dy ditë, duke ndikuar ne lundrimin e mjeteve detare. Referuar kushteve atmosferike u kërkua pezullimi i lundrimit të anijeve të peshkimit si dhe atyre tregtare. Tragetet e udhëtarëve mbërritën në port me disa orë vonesë për shkak të detit të dallgëzuar.

Krujë-Në këtë qark furtuna ka dëmtuar disa pjesë të rrjetit elektrik në Fushë Krujë dhe Malësinë e Krujës. Në këtë fundit ka patur edhe reshje dëbore. OSHEE njofton se po punon për riparimin e linjave, por furtuna është bërë pengesë për riparimin e defekteve.

Vlorë- Në portin e Vlorës nuk lejohen të dalin në det anijet e peshkimit. Por bora ka zbardhur Qafën e Llogarasë. Rruga qarkullohet pa probleme.

Korçë– Edhe në Korçë janë rikthyer reshjet e dëborës. Në gjithë territorin e qarkut ka reshje të dobëta bore, të shoqëruara me temperatura të ulëta rreth -2 gradë. Trashësia e borës në zona malore si Dardha, Voskopoja, Vithkuqi, Qafa e Qarrit rreth 5-10 cm ndërsa në qytete rreth 2-3 cm. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme normalisht për mjetet me përjashtim të segmentit Boboshticë – Dardhë dhe pjesërisht Qafa e Qarrit kalohen me zinxhirë.

Qarkullimi i mjeteve në rrugët rurale deri në qendrat e Njësisë Administrative kryhet normalisht me përjashtim të segmentit Voskopojë – Lekas dhe Ura e Floqit – Vithkuq, ku kalimi bëhet me zinxhirë.

Moti i keq ka sjellë mungesë të energjisë elektrike në fshatrat, Progër, Cangonj, Zemblak, Zvezdë, Shëngjergj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!