“Bie” Bakhmut, Meçollari: Ka qenë më shumë luftë politike sesa strategjike

schedule20:30 - 22 Maj, 2023

schedule 20:30 - 22 Maj, 2023

 

Kapiten Artur Meçollari, i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News foli fillimisht në lidhje me rënien e qytetit të Bakhmut, pas gati 200 ditësh luftë.

Meçollari tha Bakhmut është kthyer në një qytet fantazmë dhe se lufta aty ka qenë më shumë politike sesa strategjike.

“Bakhmuti teknikisht ka rënë. Në hartë duket qartë si kanë ndryshuar territoret e zëna nga rusët.

Mund të themi që Bakhmuti ka rënë, pas një lufte të gjatë prej 200 ditësh. Bakhmut është kthyer në një qytet fantazmë.

Kjo ka qenë më së shumti një luftë politike, se sa strategjike. Sulmet e djeshme janë kryer me dronë iranianë. Janë sulmues depozitat e ushtrisë ukrainase” tha kapiteni.

Në lidhje me faktin se ku i gjen Rusia gjithë këtë arsenal, kapiteni u shpreh se ajo ka rezerva të mëdha, por edhe është mobilizuar.

“Rusia është vend i madh nga pikëpamja ushtarake dhe ka rezerva. Ka një mobilizim të ushtrisë ushtarake, ka pasur edhe një stok të madh, pasi e dimë që ka një ushtri prej 1.2 milion ushtarësh.

Sasia e raketave të lëshuara nuk ka qenë shumë i madh mbrëmjes e djeshme, pasi ka qenë i koordinuar me dronë iranianë” shtoi Meçollari.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!