Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bie” Arsenal, City sulmon kreun/ “Topçinjtë” e Londrës u mundën 2-1 në fushën e Aston Villa

schedule13:34 - 7 Dhjetor, 2025

schedule 13:34 - 7 Dhjetor, 2025

Arsenal ka bërë një frenim të fortë në garën për titullin kampion në Premier League.

“Topçinjtë” e Londrës u mundën 2-1 në fushën e Aston Villa, duke ndërlikuar ndjeshëm misionin e tyre për t’u kthyer te trofeu në kampionatin anglez pas një pritje që zgjat prej më shumë se dy dekadash.

Në “Villa Park”, vendasit shënuan të parët me Matti Cash në minutën e 36-të, ndërsa u kthyen me epërsi në dhomat e zhveshjes.

Pas pushimit, Arsenal barazoi shpejt me Trosard në minutën e 52-të. Por shpresat e miqve për të përmbysur rezultatin u shuan në mënyrë dramatike në minutën e pestë shtesë.

Buendia shënoi golin e dytë dhe të fitores për Aston Villa, që në mënyrë surprizë hyn edhe ajo në garën për titull.

Pas humbjes, Arsenal mbetet në vendin e parë, por tani diferenca me Manchester City është vetëm dy pikë.

Skuadra e Guardiola nuk zhgënjeu në sfidën e saj, duke mundur pastër 3-0 Sunderland.

“Cityzens” e vranë ndeshjen që në pjesën e parë, falë epërsisë së dyfishtë me Ruben Diaz dhe Gvardiol.

Në pjesën e dytë, Fil Foden arshivoi fitoren me golin e tretë, ndërsa Manchester City sulmon kreun e renditjes.

Nuk kishte lavdi për dy gjigadët e tjerë të Premier Ligës në ndeshjet e javës së 15-të.

Blutë e Londrës u ndalën në barazimin 0-0 në transfertën kundër Bournemouth.

Vetëm barazim edhe për Liverpool, por në mënyrë krejt të ndryshme. “Reds” u ndalën 3-3 në fushën e Leeds në një ndeshje me të vërtetë të çmendur.

Skuadra e Arne Slot e pa veten dy herë në epërsi, 0-2 dhe 2-3, por u ndëshkua në minutën e gjashtë shtesë, duke konfirmuar sezonin vështirë që po kalon në Premier League.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!