Bie amnistia penale/ PD dhe “Foltorja” nuk votojnë lirimin e protestuesve të tyre

schedule10:13 - 22 Shkurt, 2024

schedule 10:13 - 22 Shkurt, 2024

TIRANË– Bie Amnistia Penale ne Kuvend. Me 74 vota pro është tërhequr nga rendi i ditës duke mbetur peng i 84 votave në Kuvend.

Edhe pse më parë kishte një dakordësim për të votuar Amnistinë Penale, një ditë më parë Lulzim Basha tha se do e bojkotojë seancën e kësaj të enjteje.

Ndërsa të martën, Enkelejd Alibeaj u shpreh i pakënaqur me ndryshimin që i bëri PS-së, amendamentit të tij, për të liruar të gjithë protestuesit të thirrur në tubimet e 2018-2020, Lulzim Basha tha se PS-ja kërkon të amnistojë zyrtarë të korruptuar që janë në hetim apo të dënuar nga Gjykata e Posacme kunder Krimit dhe Korrupsionit.

Edhe grupimet e tjera të Bardhit e Nokës, pavarësisht se kanë bërë propozime, nuk do të votojnë. Bardhi deklaroi se do të vijojë aksionin e bllokimit të seancave parlamentare.

Po ashtu edhe Bledion Nallbati, tentoi të lajë duart nga bashkëpunimi i tij me mazhorancën duke thënë se nuk kishte depozituar kurrë një amendament, i cili falte funksionarët e korruptuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!