Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Mësohet se një vajzë 3-vjeçare ka rënë nga ballkoni i apartamentit të katit të shtatë. Si pasojë, është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al