Biden viziton shtëpinë ku lindi, lë shënimin: Nga këtu, në Shtëpinë e Bardhë

schedule18:28 - 3 Nëntor, 2020

schedule 18:28 - 3 Nëntor, 2020

“Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë. Joe Biden 11-3-2020”.  Ky është shënimi që la kandidati demokrat Joe Biden në shtëpinë e tij ku u rrit në Scranton, Pennsylvania.

Biden la shënimin e tij në murin e shtëpisë, ndërsa amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit për ti dhënë SHBA-së presidentin e ri.

Kandidati demokrat për president kaloi fëmijërinë e tij në Scranton para se të transferohej në Delaware kur ishte 10 vjeç pasi babai i tij humbi punën në zonë.

Ai ka vizituar në mënyrë të përsëritur shtëpinë e tij të fëmijërisë dhe kur u ndal në  vitin 2008 si i nominuar për nënkryetar, pronari aktual i kërkoi Biden të nënshkruante në mur në dhomën e tij të vjetër.

“Unë jam në shtëpinë e vjetër”, shkroi Biden në murin e banesës në vitin 2008. g.v/abcnews.al