Presidenti i SHBA-së Joe Biden është vaksinuar kundër Covid-19 të shtunën, si dhe ka bërë vaksinën vjetore kundër gripit. Autoritetet shëndetësore amerikane rekomandojnë që të gjithë amerikanët mbi moshën 60 vjeç të vaksinohen kundër Covid.
Javën e kaluar ata miratuan gjithashtu një vaksinë të re kundër Covid-19 nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, e cila synon variantet e koronavirusit që po qarkullojnë aktualisht.
Numri i shtrimeve në spital të lidhur me Covid-19 është rritur javët e fundit në SHBA, por suksesi i fushatës së re të vaksinimit ende mbetet i paqartë, pasi vetëm 17% e popullsisë amerikane është vaksinuar me dozë përforcuese.
/abcnews.al