Biden u jep zemër ushtarëve amerikanë: Faleminderit, jeni në qendër të betejës

schedule18:28 - 25 Mars, 2022

schedule 18:28 - 25 Mars, 2022

Presidenti amerikan, i cili është zotuar vazhdimisht se do të mbrojë çdo pëllëmbë të NATO-s, vizitoi sot trupat amerikanë të vendosur në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën.

Biden i është adresuar ushtarëve amerikanë duke u thënë se ata ndodhen në qendër të një beteje midis demokracisë edhe totalitarizmit dhe se misioni i tyre është u shenjtë.

“ Faleminderit, faleminderit, faleminderit ”, u tha Biden ushtarëve.

Duke buzëqeshur, ai shtrëngoi duart dhe bëri foto, duke rrëmbyer një telefon për të bërë një selfie.

Lexo edhe:Ukraina: Bisedimet me Rusinë janë “shumë të vështira”

“Ju jeni në qendër të një beteje midis demokracisë dhe totalitarizmit,” tha Biden në një fjalim të shkurtër.

“Ajo që bëni është e rëndësishme, me të vërtetë e rëndësishme ,” tha ai.

Pas uljes së avionit presidencial Air Force One në Rreszoë, 80 km larg kufirit, presidenti i SHBA-ve, nisi vizitën dy ditore të shumëpritur, duke u takuar me ushtarët e Divizionit të 82-të Ajror të SHBA-ve.

Bëhet fjalë për divizionin e fundit ushtarak që u largua nga Afganistani verën e kaluar, i cili është pjesë e forcave të vendosura në krahun lindor të NATOS-s për të forcuar praninë ushtarake të SHBA-ve kundër pushtimit rus të Ukrainës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!