Lideri i grupit mercenar Wagner ka qenë kryefjala pas rebelimit kundër Putin duke bërë thirrje që drejtuesit e lartë ushtarakë të shkarkohen nga postet e tyre. Pasi i dha fund kryengritjes së tij të jetëshkurtër të armatosur dhe u internua në Bjellorusi, ai nuk është pare më që atëherë.
Joe Biden ka thënë se SHBA-ja nuk është e sigurt se ku ndodhet ai dhe është tallur se mund të helmohet.
“Nëse unë do të isha ai, do të isha i kujdesshëm se çfarë haja. Do ta mbaja syrin në menunë time,” tha presidenti amerikan.
“Por duke lënë shakatë mënjanë, kush e di? Unë nuk e di. Unë mendoj se askush nga ne nuk e di me siguri se cila është e ardhmja e Prigozhin në Rusi.”
/abcnews.al