Biden: Seksi i mirë është çelësi për një martesë të gjatë dhe të shëndetshme

schedule10:13 - 26 Shkurt, 2024

schedule 10:13 - 26 Shkurt, 2024

Presidenti Joe Biden u ka thenë me shaka ndihmësve të tij se çelësi i një martese të gjatë dhe të shëndetshme është “seksi i mirë”, sipas një libri të ri të quajtur “Gruaja amerikane” nga Katie Rogers, korrespondente e Shtëpisë së Bardhë për New York Times.

Libri do të dal në treg këtë javë, ndërsa pjesa për seksin përfshin vetëm disa paragrafë në librin me 276 faqe.

Rogers shkruan se Biden nuk kandidoi për president në vitin 2004, një vendim që u vu në dukje ndihmësve kur Jill Biden hyri në dhomë e veshur me një  bluze të shkurtër me fjalën “JO” të shkruar në stomak.

Joe Biden, tani 81 vjeç, i tha një grupi mbështetësish atë vit se ai kishte pak interes për të kandiduar për president.

“Më mirë të jem në shtëpi duke bërë dashuri me gruan time derisa fëmijët e mi janë në gjumë”, tha ai.

Libri përshkruan ankthin që përjetoi Joe Biden kur gruaja e tij e parë, Neilia, vdiq në një aksident automobilistik në vitin 1972 së bashku me vajzën e tyre Naomi.

Ai dhe Jill u martuan në vitin 1977, por u deshën pesë propozime nga Biden për ta bërë Jill të pranonte.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!