Presidenti amerikan Joe Biden nuk pranoi të komentojë kur gazetarët i kërkuan të ndajë detaje rreth udhëtimit të tij në Haëaii.
“A mund të na tregoni për udhëtimin tuaj në Hawai?”, e pyeti një gazetar.
Reporter: “Can you tell us about your Hawaii trip, sir?”
President Biden: “No, not now. I’m going to be leaving — I’ll be there on Monday.” pic.twitter.com/vboUYmfMt7
— The Recount (@therecount) August 17, 2023
Biden hezitoi për një moment përpara se të thoshte: “Jo, jo tani”. Presidenti tha se do të ishte në Maui të hënën së bashku me Zonjën e Parë Jill Biden.
Bilanci tragjik i viktimave ka shkuar në 111, ndërsa operacionet e kërkimit për të gjetur personat e zhdukur, vijon. Sipas guvernatorit Green, autoritetet numërojnë 1,300 njerëz të zhdukur në këtë fazë.
Shefi i menaxhimit të urgjencës në Maui, Herman Andaya ka dhënë dorëheqjen një ditë pasi justifikoi vendimin për të mos aktivizuar sistemin e alarmit në zjarrin fatal të javës së kaluar. Andaya njoftoi se dha dorëheqjen nga detyra për arsye shëndetësore.
/abcnews.al