Biden propozon paketë masive të ndihmës ekonomike

schedule08:09 - 15 Janar, 2021

schedule 08:09 - 15 Janar, 2021

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zbuloi një paketë të madhe stimuluese, e cila, siç tha, i duhet SHBA-së për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Biden, i cili do të inaugurohet më 20 janar, e përshkroi situatën aktuale si një “krizë të vuajtjeve të thella njerëzore” dhe tha se nuk ka kohë për të humbur në adresimin e problemeve.

“Nuk është e vështirë të shohësh se jemi në mes të një krize ekonomike, që ndodh një herë në disa breza, së bashku me një krizë të shëndetit publik, që ndodh një herë në disa breza”, tha Biden.

Paketa e ndihmës përfshin 415 miliardë dollarë për të forcuar përgjigjen ndaj virusit dhe shpërndarjen e vaksinave, rreth 1 trilion dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet dhe afërsisht 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla dhe komunitetet që janë goditur veçanërisht nga pandemia.

Shanset që ky plan të fitojë mbështetjen në Kongres, janë të paqarta.

Shumë republikanë kanë kundërshtuar përdorimin e parave të huazuara për të paguar stimulin.

Por, kontrolli i porsafituar i demokratëve si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat, ka të ngjarë t’i ndihmojë shanset e planit për t’u miratuar.

Biden pranoi se propozimi i tij “nuk vjen me çmim të lirë, por tha se nëse bëhen më shumë shpenzime tani, do të zvogëlohej dëmi afatgjatë ekonomik, i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka vrarë mbi 385,000 njerëz në SHBA. Vaksinat do të tregojnë një ndikim më të rëndësishëm në përhapjen e coronavirusit në Itali “në pranverë” kur midis 10 dhe 15 milion njerëz do të vaksinohen, deklaroi sot kryeministri Giuseppe Conte.

Italia, vendi i parë perëndimor që goditet rëndë nga një pandemi, ka konfirmuar mbi 73.000 vdekje si pasojë e COVID-19 që nga fundi i shkurtit. Vendi renditet i pari në Evropë dhe i pesti në botë për sa i përket vdekjeve.

Italia filloi vaksinimin e popullsisë të dielën dhe të parët në radhë janë profesionistët e shëndetit dhe të moshuarit, pasuar nga njerëzit me sëmundje kronike.

“Do të jetë tashmë pranvera kur të shohim ndikimin e parë të rëndësishëm,” u tha Conte gazetarëve në një konferencë shtypi tradicionale në fund të vitit.

Ai përjashtoi mundësinë që vaksinat të bëhen të detyrueshme pasi disa anëtarë të qeverisë thanë se mund të ishte një opsion nëse jo shumë njerëz vaksinohen vullnetarisht.

“Unë bëj thirrje për një përpjekje të përbashkët, le të lëmë mënjanë ideologjinë ose emocionet. Ne do të vaksinohemi”, tha Conte.

12.5 milionë vaksinat e para Pfizer duhet të mbërrijnë në Bashkimin Evropian deri më 1 janar dhe 200 milionë doza duhet të shpërndahen në 27 anëtarët e bllokut deri në shtator.

I pyetur pse Italia nuk ndoqi shembullin e Gjermanisë dhe nuk bleu më shumë vaksina vetë, Conte tha se ajo ishte e ndaluar sipas kushteve të një traktati të mbikëqyrur nga Komisioni Evropian./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!