Biden pritet të dërgojë trupa ushtarakë në Europën Lindore

schedule08:39 - 29 Janar, 2022

schedule 08:39 - 29 Janar, 2022

Joe Biden tha do të dërgonte së shpejti një numër të vogël trupash amerikane në Europën Lindore mes tensioneve në kufirin Ukrainë – Rusi .

“Unë do të dërgoj trupa amerikane në Europën Lindore dhe vendet e NATO-s së shpejti. Jo një numër i madh,” u tha presidenti gazetarëve ndërsa zbriste nga avioni pasi u kthye nga një udhëtim në Pensilvani.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë 8,500 trupa për të përforcuar forcat e NATO-s. Megjithatë, presidenti amerikan theksoi dhe përsëriti se nuk bëhet fjalë për dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Dislokimi i trupave në vendet e Europës Lindore shihet si një presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin Uashingtoni vlerëson se mund të pushtojë Ukrainën në shkurt.

/abcnews.al