Biden pret të premten presidentin afgan në Shtëpinë e Bardhë

schedule13:29 - 22 Qershor, 2021

schedule 13:29 - 22 Qershor, 2021

Presidenti Joe Biden do të presë homologun e tij afgan Ashraf Ghani në Shtëpinë e Bardhë të premten. Kjo vjen ndërkohë që  SHBA ka vendosur të tërheqë trupat e mbetura në Afganistan.

Biden është vendosur të mirëpresë Ganiun si dhe Dr Abdullah Abdullah, kryetarin e Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Takimi i Biden me Ghani dhe Abdullah do të nxjerrë në pah partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit ndërsa vazhdon tërheqja ushtarake”, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur popullin e Afganistanit duke siguruar ndihmë diplomatike, ekonomike dhe humanitare,” deklaroi Psaki.

“SHBA do të jetë e angazhuar me qeverinë e Afganistanit për të siguruar që vendi të mos bëhet më kurrë një strehë e sigurt për grupet terroriste që përbëjnë kërcënim,” vijon më tej deklarata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!