Joe Biden premtoi reforma të reja të premten e kaluar: reforma ekonomike dhe sociale që priten të miratohen nga Kongresi. Por gjatë vizitës së tij të rrallë në Kapitol Hill, ai nuk dha asnjë afat.
“Nuk ka rëndësi nëse bëhet në gjashtë minuta, në gjashtë ditë apo në gjashtë javë. Ne do ti ndërmarrin ato reforma”, tha Biden.
Votimi që Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, deklaroi se do të zhvillohet brenda kësaj jave u shty për herë të parë të enjten dhe përsëri dje për një periudhë të pacaktuar.
Joe Biden ka premtuar se do të “rindërtojë” Amerikën, për ta bërë atë “më të mirë”, pas pandemisë së koronavirusit, përballë ndryshimeve klimatike dhe konkurrencës së Kinës. Ai dëshiron që infrastruktura të restaurohet dhe të krijohet një arkitekturë e re shoqërore.
Popullariteti i 70 vjeçarit është prekur nga tërheqja kaotike e trupave amerikane nga Afganistani dhe tashmë e ka të vështirë të rrisë besimin për reformat e tij./abcnews.al