Presidenti amerikan Joe Biden shprehu sot shqetësimin për tensionet në Lindjen e Mesme për shkak të frikës se përshkallëzimi i sulmeve midis Hezbollahut dhe Izraelit mund të çojë në një konflikt më të gjerë rajonal.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar shpërthimin e një konflikti më të gjerë. Dhe ne po punojmë shumë për ta bërë këtë,” u tha Biden gazetarëve, sipas CNN.
Ai shtoi se gjatë fundjavës në Delaware pati një takim shumë të suksesshëm me drejtuesit e Quad, që përfshin Australinë, Indinë dhe Japoninë.
/abcnews.al