Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden përshëndeti të martën vendimin e NATO-s për zgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg me një vit.
Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, ka qenë udhëheqësi i aleancës transatlantike të sigurisë që nga viti 2014 dhe mandati i tij tashmë ishte zgjatur tre herë më parë, shkruan Reuters.
“Me udhëheqjen, përvojën dhe gjykimin e tij të qëndrueshëm, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg e ka sjellë Aleancën tonë përmes sfidave më të rëndësishme në sigurinë evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore,” tha Biden në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Biden u shpreh se aleanca e NATO-s ishte aktualisht më e fortë, më e bashkuar dhe më e qëllimshme se ç’ka qenë ndonjëherë.
“Mezi pres të vazhdoj punën me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg për të forcuar më tej Aleancën javën e ardhshme në Samitin e NATO-s në Vilnius dhe përpara Samitit të NATO-s të 75-vjetorit në Uashington vitin e ardhshëm,” theksoi ai./abcnews.al