Biden për murin e Meksikës: Nuk kisha zgjidhje tjetër

schedule22:20 - 6 Tetor, 2023

schedule 22:20 - 6 Tetor, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden justifikoi sot zgjerimin e tij të murit në kufirin me Meksikën, duke pretenduar se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përdorte fondet e miratuara për të ndërtuar seksione të reja të murit në Teksas për të kufizuar flukset e migracionit në rajon.

“Më thanë se nuk kisha zgjidhje”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Biden, duke iu përgjigjur kritikëve të tij, theksoi se nuk është në gjendje të ndalojë punën, pasi financimi i projektit është nënshkruar gjatë presidencës së Donald Trump.

Anëtarët e Partisë Demokratike theksuan “se muret nuk janë efektive”, ndërsa republikanët rivalë e akuzuan atë për hipokrizi.

Si vazhdim i vendimit, një mur 32 kilometra do të ndërtohet në një pjesë pak të populluar të Luginës së Rio Grande.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!