Biden për marrëveshjen në Uashington: Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo një pjesë e Serbisë

schedule21:58 - 4 Shtator, 2020

schedule 21:58 - 4 Shtator, 2020

Kandidati nga demokratët për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka komentuar shkurt arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa mbante një nga fjalimet e tij në kuadër të fushatës të zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden është shprehur se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, dhe jo një pjesë e Serbisë.

Komentet Biden i bëri pasi u pyet nga një gazetar lidhur me Marrëveshjen në Uashington.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çfarë argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se  Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo një pjesë e Serbisë..”,  u shpreh Biden. s.b/abcnews.la/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!