SHBA ka paralajmëruar aleatët europianë se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën, sipas Bloomberg. Sipas agjencisë amerikane të lajmeve duke cituar disa ekspertë, zyrtarët amerikanë informuan homologët e tyre të Bashkimit Europian rreth shqetësimeve që kishin.
Raporti shton gjithashtu se vlerësimet e SHBA-së bazohen në informacione që nuk u janë komunikuar ende qeverive europiane, gjë që duhet të ndodhë përpara se të merret ndonjë vendim për një “përgjigje kolektive”.
Të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara “po monitorojnë rajonin nga afër” dhe “do të vazhdojnë të konsultohen me aleatët dhe partnerët e tyre për këtë çështje”.
“Siç e kemi bërë të qartë, çdo veprim përshkallëzues ose agresiv do të ishte një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara,” tha Blinken , gjatë një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Dmitry Kuleba.
Nga ana e saj, Rusia theksoi se rritja e forcave ushtarake brenda territorit të saj është një çështje e brendshme, duke mohuar se ka një qëndrim agresiv ndaj Ukrainës. Në të njëjtën kohë, Moska akuzon Uashingtonin për veprime provokuese të luftanijeve të saj në Detin e Zi, pranë territorit rus, rapprton abcnews.al
Në të njëjtën kohë, sipas burimeve të Kremlinit, Rusia nuk ka ndërmend të nisë një luftë në Ukrainë, pavarësisht se Moska është e gatshme të përdorë forcën nëse do të jetë e nevojshme. Rikujtojmë se tension i ngjashëm ka ndodhur edhe gjatë muajit prill kur 100 mijë ushtarë së bashku me forca të blinduara dhe avionë luftarakë u pozicionuan pranë kufirit ruso-ukrainas.
Kriza u përshkallëzua në qershor pas një samiti midis presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.
/abcnews.al