Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur se nuk do të lejojë që mbështetja e SHBA-ve për Ukrainën të ndërpritet. Këtë deklaratë ai e bëri në një takim të qeverisë në Shtëpinë e Bardhë.
“Në asnjë rrethanë nuk mund të lejojmë që mbështetja amerikane për Ukrainën të ndalet. Shumë jetë, shumë fëmijë dhe shumë njerëz janë në rrezik”, tha ai duke shtuar se SHBA janë ” kombi i domosdoshëm në botë”.
“Unë pres plotësisht që Kryetari i Dhomës dhe shumica e republikanëve në Kongres të ruajnë angazhimin e tyre për të siguruar kalimin e mbështetjes së nevojshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga agresioni dhe brutaliteti rus”, theksoi Biden./abcnews.al

