Vendosja e trupave amerikane në Ukrainë për të parandaluar një pushtim të mundshëm rus “nuk është në tryezë”, siguroi sot presidenti amerikan Joe Biden.
Duke folur me gazetarët teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se ia kishte bërë të qartë homologut të tij rus, Vladimir Putin, gjatë bisedës së tyre dy-orëshe dje se pasojat ekonomike për Rusinë do të ishin të paprecedentë nëse ajo pushton Ukrainën. “E di që Putin e ka marrë mesazhin”, tha Biden.
Sipas presidentit amerikan, Shtetet e Bashkuara “nuk do të përdorin dhunë të njëanshme “kundër Rusisë në rast të një pushtimi të Ukrainës.
Biden tha gjithashtu se ai shpresonte që një njoftim do të bëhej deri të premten për takimet e nivelit të lartë me Rusinë dhe të paktën katër vende kryesore të NATO-s për të “diskutuar shqetësimet e Moskës” dhe nëse mund të arrihej ndonjë kompromis në mënyrë që “të ulet temperatura në frontin lindor “.
“Shtetet e Bashkuara kanë një detyrim moral dhe ligjor për të mbrojtur aleatët e tyre të NATO-s nëse sulmohen, por ky detyrim nuk shtrihet në Ukrainë,” shtoi ai. g.v/abcnews.al