Biden njofton një prani më të madhe të ushtarëve amerikanë në Europë

schedule12:31 - 29 Qershor, 2022

schedule 12:31 - 29 Qershor, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar rritjen e forcave amerikane në të gjithë Europën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur në samitin e NATO-s në Madrid, ai tha se forcat amerikane do të vendosen në tokë, ajër dhe det, pasi presidenti rus Vladamir Putin kishte “shkatërruar paqen”, sipas BBC.

“Së bashku me aleatët tanë ne do të sigurohemi që NATO të përballojë kërcënimet nga të gjitha drejtimet në çdo fushë.”

NATO është po aq “e rëndësishëm sa ka qenë ndonjëherë”, tha ai, duke shtuar se kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ishin “pikërisht ajo që Putini  nuk dëshironte.

Vendimi i tij vjen pasi dy vendet nordike janë në rrugën e duhur për t’i dhënë fund neutralitetit të tyre historik dhe për t’u bashkuar me NATO-n pasi Turqia, anëtare e aleancës, hoqi veton mbremjën e djeshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!