Presidenti amerikan, Joe Biden tha nga Tel Avivi, se ai zotohet të mbështesë me Izraelin, i cili u sulmua më 7 tetor nga Hamasi.
“Hamasi kreu mizori që kujtojnë shkatërrimet më të këqija të ISIS-it, duke lëshuar të keqen në botë,” tha ai.
Presidenti amerikan thotë se sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ishte dita më vdekjeprurëse për hebrenjtë që nga Holokausti.
“Bota shikoi atëherë, ajo e dinte por nuk bëri asgjë. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe nuk do të bëjmë asgjë përsëri,” tha Biden.
Presidenti amerikan tha se prioriteti i tij kryesor mbetet lirimi dhe kthimi i sigurt i pengjeve, dhe ai e ka diskutuar këtë çështje me zyrtarët izraelitë.
Biden tha se SHBA-ja “do ta mbajë të furnizuar plotësisht Kupolën e Hekurt” dhe ka zhvendosur asetet në rajon. /abcnews.al