Biden nënshkruan projektligjin për financimin e qeverisë federale

schedule12:56 - 17 Nëntor, 2023

schedule 12:56 - 17 Nëntor, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi projektligjin për financimin e qeverisë federale, i cili nuk përfshin ndihmë shtesë për Izraelin dhe Ukrainën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Siç raportohet nga Reuters, Biden nënshkroi projektligjin në margjinat e një darke gala në San Francisko, ku u mblodhën udhëheqësit e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Projektligji nuk përfshin 106 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin, për të cilën kanë këmbëngulur prej kohësh demokratët, as shkurtimet e buxhetit të kërkuara nga republikanët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!