Biden ndalon agjencitë federale të përdorin frazën ”i huaj i paligjshëm”

schedule14:46 - 20 Prill, 2021

schedule 14:46 - 20 Prill, 2021

Administrata e Presidentit Biden ka urdhëruar agjencitë amerikane të imigracionit të ndalojnë përdorimin e shprehjeve “i huaj i paligjshëm” në lidhje me emigrantët.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi ndryshimin në Daily News, por nuk pranoi të jepte komente të mëtejshme.

“Ne zbatojmë ligjet duke ruajtur gjithashtu dinjitetin e çdo individi me të cilin bashkëveprojmë. Fjalët që ne përdorim kanë rëndësi dhe do të shërbejnë për të rritur edhe më tej dinjitetin e personave që janë në kujdesin tonë.”

 

Vendimi erdhi menjëherë pasi krizës së emigracionit në kufirin jugor të Amerikës, ku një rritje e emigrantëve që largohen për shkak të dhunës  në Amerikën Qendrore ka çuar  në një numër të madh të miturish që kërkojnë azil në SHBA.

Numri i lejuar i emigrantëve në SHBA nën udhëheqjen e Trump ishte 15,000 por Biden tha se administrata e tij do të rriste  numrin./abcnews.al