Biden: Mbrojtja e demokracisë “sfida e kohës sonë”

schedule16:49 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 16:49 - 9 Dhjetor, 2021

Presidenti Joe Biden u kërkoi pjesëmarrësve në takimin e parë të nivelit të lartë të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për Demokracinë që të zmbrapsin prirjen drejt regresit të demokracisë, që po shfaqet në një kohë të rritjes së autoritarizmit në mbarë globin dhe sfidave të jashtëzakonshme ndaj institucioneve themelore në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden tha se në kënvështrimin e tij, democracia është sfida themelore e kohës që po jetojmë.

“Jemi në një pikë kthese në histori sipas mendimit tim. Zgjedhjet që bëjmë tani do të përcaktojnë rrënjësisht drejtimin që do të marrë bota në dekadat e ardhshme A do të lejojmë që hapat prapa lidhur me të drejtat dhe demokracinë të vazhdojnë të pakontrolluar, apo do të kemi së bashku vizionin dhe guximin, të udhëheqim edhe një herë përpara marshimin e përparimit njerëzor dhe lirisë njerëzore “, tha presidenti Biden.

Samiti vjen ndërsa demokracia amerikane përballet me sfida ndaj institucioneve dhe traditave të saj institucionale, përfshirë sulmin e 6 janarit në Kapitol dhe pretendimeve të rreme të Donald Trumpit për zgjedhje të vjedhura.

Në fjalimin e tij, Presidenti Biden shpalli Nismën Presidenciale për Ripërtëritjen e Demokracisë. Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të japin deri në 424.4 milionë dollarë për këtë nismë.

Në aktivitetin e organizuar nga Departamenti i Shtetit, Presidenti Biden tha se një shtyp i lirë ishte kritik për demokracinë.

“Ne po vëmë në dispozicion fonde të konsiderueshme për të ndërmarrë një përpjekje të re shumëpalëshe ose fond ndërkombëtar për mediat në interes të publikut, për të mbështetur mediat e pavarura në mbarë botën dhe përmes USAID-it. Ne do të krijojmë një fond të ri për mbrojtjen gazetarëve nga paditë për shpifje,për të ndihmuar në mbrojtjen e gazetarëve investigativë kundër padive të ngritura krijuara për t’i penguar ata të bëjnë punën e tyre.”

Në samitin virtual për demokracinë, po marrin pjesë udhëheqës të mbi 100 vendeve të botës, përfshirë nga Shqipëria dhe Kosova, aktivistëve të shoqërisë civile dhe gazetarë.

Takimi kishte shkaktuar reagime nga disa prej kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve që nuk ishin të ftuar.

Ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në SHBA botuan një ese të përbashkët duke thënë se administrata e zotit Biden ka një mentalitet të Luftës së Ftohtë./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!