Biden kërkon falje për ushtarët që flenë në garazhin e makinave, Zonja e Parë u jep biskota

schedule07:26 - 23 Janar, 2021

schedule 07:26 - 23 Janar, 2021

Presidenti Joe Biden ka kërkuar falje pasi disa ushtarë të Gardës Kombëtare të vendosur në Capitol të SHBA janë fotografuar duke fjetur në një garazh makinash.

Më shumë se 25,000 trupa u vendosën në Uashington DC për inaugurimin e tij pas dhunës në fillim të këtij muaji, shkruan abcnews.al.

Pamjet u përhapën të enjten dhe ata shihen teksa janë të detyruar të pushojnë në një garazh parkimi aty pranë pasi ligjvënësit u kthyen.

Kushtet ndezën zemërim midis politikanëve dhe disa guvernatorë të shteteve.  Biden thirri shefin e Byrosë Kombëtare të Gardës të premten për të kërkuar falje dhe për të pyetur se çfarë mund të bëhet, sipas raporteve të mediave amerikane.

Zonja e Parë Jill Biden vizitoi gjithashtu disa nga trupat për t’i falënderuar ata personalisht, dhe u dha biskota nga Shtëpia e Bardhë si një dhuratë.

“Thjesht doja të vija sot për t’ju thënë faleminderit të gjithëve që më mbajtët të sigurt mua dhe familjen time,” tha ajo.

Fotografitë që tregonin qindra trupa në një garazh parkimi u bënë virale të enjten dhe shkaktuan zemërim.

Imazhet kanë shkaktuar gjithashtu frikë për përhapjen e koronavirusit midis Gardës Kombëtare. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!