Biden: Izraeli nuk po kryen gjenocid në Rripin e Gazës

schedule09:16 - 21 Maj, 2024

schedule 09:16 - 21 Maj, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se operacionet ushtarake në shkallë të gjerë të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori “nuk janë gjenocid “.

“Ajo që po ndodh nuk është gjenocid, ne e refuzojmë atë term,” këmbënguli ai, me sa duket duke iu referuar apelit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë, institucioni më i lartë gjyqësor i OKB-së, përpara të cilit Izraeli akuzohet për gjenocid.

Biden është përballur vazhdimisht me protesta pro-palestineze gjatë fushatës. Pjesëmarrësit e quajnë atë “Genocide Joe” për shkak të mbështetjes së tij për Izraelin në luftën e tij me lëvizjen islamike palestineze Hamas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!