Biden “i ngrirë”, presidenti i SHBA-së sërish me probleme shëndetësore

schedule09:57 - 11 Qershor, 2024

schedule 09:57 - 11 Qershor, 2024

Në prag të zgjedhjeve amerikane, është vënë sërish në pikëpyetje shëndeti i presidentit Joe Biden. Kjo ka ardhur pas një feste të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, për 11 qershorin që në SHBA është festë kombëtare.

Siç shihet në video, teksa në ritmin e muzikës të gjithë po kërcejnë, përfshirë edhe nën-presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, presidenti amerikan qëndron i “ngrirë” sikur nuk e kupton se çfarë po ndodh rreth tij.

Kjo u vu re nga vëllai i George Floyd, i vrarë nga brutaliteti i policisë, i cili “e zgjoi”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!