Nën presionin për të bërë më shumë për t’iu përgjigjur vendimit të Gjykatës së Lartë për të përmbysur Roe v. Wade, Presidenti amerikan Joe Biden ka firmosur të premten një urdhër ekzekutiv që synon sigurimin e aksesit në tabletat për abort dhe kontracepsionin urgjent.
Megjithatë, mediat në vend raportojnë se urdhri është i paqartë për mënyrën se si presidenti shpreson t’i përmbushë ato qëllime, duke ia lënë detajet kryesisht Xavier Becerra, sekretarit të tij të shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore, i cili ka thënë se administrata nuk ka “nuk ka asnjë plumb magjik” që mund të rivendosë aksesin në abortin.
Dhe urdhri i Biden është shumë larg kërkesave nga avokatët e të drejtave të abortit, të cilët e kanë kritikuar atë se ka dështuar që të ndërmarrë veprime të shpejta pas vendimit të gjykatës dy javë më parë.
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara nënshkrimit të dokumentit, Biden e dënoi vendimin e gjykatës si “të tmerrshëm, ekstrem dhe krejtësisht të gabuar”. Urdhri do të ndihmonte në mbrojtjen e aksesit në shërbimet riprodhuese, tha ai, por e vetmja mënyrë reale për të mbrojtur aksesin ishte zgjedhja e më shumë ligjvënësve që i mbështesin ata.
“Për hir të Zotit, ka zgjedhje në nëntor. Votoni. Votoni. Votoni. Votoni”, tha presidenti, duke vënë në dukje se gjyqtarët në mazhorancë “praktikisht i sfidojnë” gratë të ushtrojnë fuqinë e tyre politike për të vënë në fuqi ligje që rivendosin të drejtat e abortit. Konsideroni sfidën e pranuar, gjykatë. Por ndërkohë, unë po nënshkruaj këtë urdhër të rëndësishëm ekzekutiv.”
Në përpjekje për t’u përgatitur për sfidat ligjore nga kundërshtarët e abortit, urdhri drejton prokurorin e përgjithshëm dhe këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë që të “thërrasin një takim të avokatëve privatë pro bono, shoqatave të avokatëve dhe organizatave me interes publik” për të inkurajuar përfaqësim të fortë ligjor. /abcnews.al/