Biden i acaruar i drejtohet Trumpit: A do të heshtësh, burrë?

schedule04:39 - 30 Shtator, 2020

schedule 04:39 - 30 Shtator, 2020

Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden po zhvillojnë debatin e parë presidencial mes tyre, ndërkohë që mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Trump me këmbëngulje ka ndërprerë Biden, gati në çdo përgjigje që ai ka tentuar të japë.

Biden i është kthyer Trumpit duke i thënë: “A do të heshtësh, burrë?”.

“Populli e kupton, Joe. Për 47 vjet, nuk ke bërë asgjë”,i është përgjigjur Trump, gjatë debatit të ashpër që po zhvillohet mes tyre.