Biden fajëson Kongresin për tërheqjen e Ukrainës nga Avdiivka

schedule11:51 - 19 Shkurt, 2024

schedule 11:51 - 19 Shkurt, 2024

Në një telefonatë të shtunën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i SHBA-së Joe Biden kritikoi paaftësinë e Kongresit për të miratuar ndihmën për Ukrainë, me tërheqjen e trupave nga qyteti kyç i Avdiivka.

“Ushtria e Ukrainës u detyrua të tërhiqej nga Avdiivka, pasi ushtarëve ukrainas iu desh të racionojnë municione për shkak të pakësimit të furnizimeve si rezultat i mosveprimit të Kongresit, duke rezultuar në fitoret e para të dukshme të Rusisë në muaj.

Presidenti Biden theksoi nevojën që Kongresi të miratojë urgjentisht projektligjin e financimit shtesë të sigurisë kombëtare për të rifurnizuar forcat ukrainase”, thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Ai gjithashtu theksoi urgjencën e ripërtërirë për të miratuar fonde shtesë për Ukrainën në mes të tërheqjes nga Avdiivka, një qytet kyç që muajt e fundit u bë një nga betejat më të ashpra në frontin lindor, dhe raportet e Rusisë për  vdekjen e kritikut të Kremlinit, Alexey Navalny.

/abcnews.al