“Biden është shpresa jonë e vetme”, mijëra protestues në Izrael kërkojnë marrëveshje pengjesh

schedule08:26 - 2 Qershor, 2024

schedule 08:26 - 2 Qershor, 2024

Mijëra izraelitë demonstruan të shtunën në Tel Aviv për të kërkuar që qeveria e Benjamin Netanyahu të përfundojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës, sipas planit të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden.

“Biden është shpresa jonë e vetme,” i tha AFP një protestuese, Abigail Chur, 34 vjeç.

Të premten, presidenti amerikan deklaroi se qeveria izraelite propozoi një udhërrëfyes të ri drejt një armëpushimi të plotë midis forcave të armatosura të Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, që përfshin lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.

Në Tel Aviv, protestuesit mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej “Biden, shpëtoji nga Netanyahu”.

Shumica e të mbledhurve që folën për AFP nuk e fshehën frikën e tyre se kryeministri Netanyahu do të rrezikonte marrëveshjen.

Ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë kanë kërkuar që ata të japin dorëheqjen, të rrëzojnë qeverinë nëse Netanyahu shkon përpara me një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës./abcnews.al