Kremlini ka reaguar për deklaratën e fortë të presidentit amerikan Joe Biden, i cile quajti sot për herë të parë Vladimir Putinin, kriminel lufte.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Kremlini thotë se komentet e Bidenit janë “retorikë e papranueshme dhe e pafalshme”.
“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte,” tha Biden. Kjo është hera e para që presidenti i SHBA, Biden, apo zyrtarë të lartë amerikanë shprehen qartë për krimet ruse në Ukrainë.
Më herët ata kishin thënë se po ndjekin me vëmendje situatën në Ukrainë, dhe se sulmet e Rusisë mbi popullsinë civile mund të konsiderohen krime lufte. g.v/abcnews.al