Qeveria e SHBA së shpejti do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët në pronësi dhe operim rusë. Vendet evropiane dhe Kanadaja tashmë kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore ndaj Rusisë. Urdhri amerikan pritet brenda 24 orëve të ardhshme dhe mund të shpallet gjatë fjalimit të Presidentit Joe Biden për gjendjen e Bashkimit të martën mbrëma.
Masat tashmë po çojnë në anulimin e fluturimeve dhe devijimin e shtigjeve të fluturimeve raporton “BBC”. / abcnews.al