Biden: Do të “çlirojmë Iranin”

schedule09:18 - 4 Nëntor, 2022

schedule 09:18 - 4 Nëntor, 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua dje për “çlirimin e Iranit”, duke thënë se protestuesit iranianë do të çlirohen së shpejti.

“Mos u shqetësoni, ne do ta çlirojmë Iranin. Qytetarët iranianë do të çlirohen shumë shpejt”, tha Biden gjatë një mitingu në Kalifroni, me dhjetëra amerikanë me pankarta nëpër duar në mbështetje të protestuesve iraniane.

Sakaq presidenti amerikan nuk dha detaje në lidhje me veprimet që synon të ndërmarrë. Për shtatë javë të tëra, Irani është tronditur nga nga protestat antiqeveritare që shpërthyen pas vrasjes së 22-vjeçares, Mahsha Amini nga policia e moralit më 16 shtator të këtij viti, për mosmabjtjen e duhur sipas tyre të shamisë.

SHBA-të njoftuan të mërkurën se do të kërkojnë të përjashtojnë Iranin nga Komisioni i OKB-së për për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave nga Teherani dhe kufizimeve të të drejtave të grave./abcnews.al.