Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka pohuar se qeveria e tij po këmbëngul që të mbahet përgjegjësi për vrasjen e gazetares së Al Jazeera, Shireen Abu Akleh nga ushtria izraelite gjatë muajit maj.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të insistojnë në një përgjegjësi të plotë dhe transparente të vdekjes së saj dhe do të vazhdojnë të mbrojnë lirinë e medias kudo në botë”, tha Biden të premten në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Autoritetit Palestinez (PA) Mahmud Abbas.
Presidenti amerikan nuk përmendi përgjegjësinë e Izraelit për vrasjen e gazetares veterane palestinezo-amerikane 51-vjeçare më 11 maj, ndërsa ajo po raportonte në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Ajo ishte një qytetare amerikane dhe një palestineze krenare”, tha Biden. “Shpresoj që trashëgimia e saj do të frymëzojë më shumë të rinj që të vazhdojnë punën e saj për të raportuar të vërtetën dhe për të treguar histori që shpesh anashkalohen.”
Konferenca për shtyp u mbajt në Betlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar, gjatë turneut katër-ditor të Bidenit në rajonin e Lindjes së Mesme midis 13-16 korrikut.
Kritikët kanë akuzuar Biden për dështimin për të ndërmarrë hapa drejt përgjegjësisë për vrasjen e Abu Akleh.
Asnjë pyetje nuk u lejua nga shtypi pas konferencës, por rreth një duzinë gazetarësh mbanin një bluzë të zezë me fytyrën e Abu Akleh në shenjë proteste.
Palestinian journos, many who are friends and colleagues of #ShireenAbuAkleh attend the press conference of @POTUS and Palestinian President Mahmoud Abbas. They won’t be allowed to ask questions but they spoke regardless. They’re wearing a shirt demanding #JusticeForShireen. pic.twitter.com/BqNEXm4P7p
— Nida’ Ibrahim (@nida_journo) July 15, 2022
/abcnews.al